Një zjarr i qëllimshëm përfshiu në orët e para të mëngjesit një mobileri në lagjen “28 Nëntori” të Vlorës. Sic shihni edhe në këto pamje të siguruara nga Top Channel, flakët i ka shkaktuar një person i maskuar i cili teksa i afrohet objektit, thyen xhamin e derës me një çekiç dhe më pas, duke përdorur një bidon të mbushur me benzinë, i vë flakën mobilerisë.