4 të vdekur e mbi 15 të zhdukur është bilanci i tragjedisë që tronditi qytetin spanjoll të Valencias, ku flakët e shpërthyera në një bllok apartamentesh 14 katësh në lagjen Campanar, u përhapën edhe në ndërtesën ngjitur. Zjarrfikësit kanë luftuar për orë të tëra me flakët, e janë parë edhe duke shpëtuar njerëzit nga ballkonet. Ka qenë e pamundur megjithatë, t`i shpëtonin të gjithë.