Një makinë tip “Wolkswagen” me targa AA 156 HN duke lëvizur në autostradën Fier-Vlorë ka marrë flakë, si pasojë e një defekti në motor. Për fat të mirë drejtuesi ka dalë nga makina, pasi ka parë që po dilte tym nga pjesa e parme e saj. Pas njoftimit rreth orës 4 të mëngjesit forcat e zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e quajtur “Kripa” aty ku makina ishte përfshirë totalisht nga flakët. Pavarësisht përpjekjeve për të shuar flakët makina u dogj e tëra.