Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Grash të Lezhës, ndërsa mësohet se flakët kanë nisur në katin e tretë të banesës duke u përhapur më tej. Familjarët arritën të dalin nga banesa në kohë, ndërsa zonja e shtëpisë teksa tregon ngjarjen u shpreh para kamerave se nuk e dijnë nga se ra zjarri por fatmirësisht nuk u lënduan.