Një automjet tip “Jeep” është djegur plotësisht në orët e para të mëngjesit në Vlorë. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:15, në vendin e quajtur “Kanali i Motorrit”, ndërsa makina ishte pa targa. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e pronësisë dhe zbardhjen e rrethanave të djegies së automjetit.