Një banesë është djegur mëngjesin e sotëm në fshatin Vloçisht të bashkisë Maliq. Paraprakisht dyshohet që shkak i këtij zjarri të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Aktualisht shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë për shuarjen e flakëve. Fatmirësisht në këto momente nuk raportohen dëme në njerëz.