Dhjetëra shtëpi dhe makina të djegura plotësisht dhe qindra të dëmtuara, është bilanci tragjik i zjarrit që mbuloi gjatë orëve të fundit zonën Pedeli në periferi të Athinës. Aktualisht zjarri u fik por ka lënë mbrapa dëme shumë milionëshe. Një person 84 vjeç i dha fund jetës sapo flakët e zjarrit iu afruan banesës së tij,ndërsa në spitalet e Athinë u dërguan 34 banorë të zonës me plagë nga djegiet dhe problemet me frymëmarrjen.