Dy automjete janë djegur pak pas mesnate në Vlorë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00, në fshatin Nartë dhe mjetet janë në pronësi të 49-vjeçarit Arjan Gogo. Ky i fundit është pronar i një restoranti në fshatin Nartë dhe nuk dihet nëse kjo zjarrëvënie është e qëllimshme.