Duke folur në Kongresin Ndërkombëtar të Nanoteknologjisë, kryeministri rama deklaroi se “Shqipëria është shumë e angazhuar që çdo euro e investuar në shkencë, të përkthehet në llogaridhënie të prekshme”. Kryeministri Edi Rama tha se synimi dhe aspirata e qeverisë shqiptare është fokusimi dhe investimi te teknologjia, për të mundësuar edhe studimin e saj në shkollat shqiptare.