Në një intervistë përballë legjendës televizive italiane Bruno Vespa në “Cinque Minuti” kryeministri Edi Rama e quajti Georgia Melonin si një lidere që nuk heq dorë dhe, duket, pret rezultatin e kësaj përpjekjeje të përbashkët në nivel europian. Behet fjalë për qendrën e pritjes të refugjatëve në Shëngjin për të cilën, kryeministri Edi Rama u shpreh se deri nga qershori do të ketë një përgjigje në nivel europian për të zhbllokuar këtë proces.