Top Channel/ “Diella” do paditet në Kushtetuese! Berisha zbulon lëvizjen e fortë të PD
16/09/2025 19:35

Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike, ka njoftuar sot se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar dekretimin e ministres AI, Diella. Në një deklaratë për gazetarët, pasi braktisi sallën e Kuvendit kur nisi votimi i ndryshimeve të rregullores, ai tha se edhe këtë të fundit që kaloi vetëm me votat e mazhorancës, opozita do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese. “Unë mendoj se të dy aktet që bënë, aktin e pashembullt të presidentit të Republikës i cili dekreton ministër virtual, inekzistent duke fyer Kushtetutën, vendin dhe presidentin. Dhe e bën si një skllav i Edi Ramës, që është i implikuar gjer në palcë në vjedhjen dhe shpërdorimin e pronave të ushtrisë dhe detyrohet të firmosë çdo gjë që i çon Edi Rama. Akt i pashembullt. Imagjinoni ju, e bëri zhurmën, por zhurma po i kthehet në bumerang se, Edi Rama për të mbuluar se po krijon kabinetin e votës së rrëmbyer, të farsës elektorale, nxorri Diellën. Por Diella po i bëhet sterr dhe do i bëhet. Unë mendoj se, duhet ta nisim urgjentisht këtë dekret në Gjykatën Kushtetuese që të arkivohet në banesën e turpit të historisë. Njerëz të papërgjegjshëm për detyrën që kanë, të aftë të firmosin gjithçka. Nuk ndodh, çfarë të thuash. Nuk besoj se ndonjë diktator tjetër të kishte këtë fuqi asgjësuese për kreun e shtetit. Sikundër ne duhet të dërgojmë menjëherë në Gjykatën Kushtetuese me kërkesën dhe për pezullimin e vendimit të sotëm të miratimit të ndryshimeve të rregullores në të cilën janë shkelur parimet themelore të Kushtetutës, janë shkelur nenet e saj, germa dhe fryma e saj, është shkelur rregullorja e parlamentit. Kushtetuta dhe rregullorja në sintoni të plotë parashikojnë si rrugë të vetme të ndryshimit të Rregullores së Kuvendit, afatin 1 javor, minimal. Dhe këta e bënë në një afat 1 ditor. Përveç kësaj, Kushtetuta përcakton se asnjë nen, asnjë ligj me efekte financiare nuk mund të votohet pa u miratuar paraprakisht në Këshillin e Ministrave. Kalimi nga 8 në 11 komisione padiskutim që shton shpenzimet për taksëpaguesit shqiptar dhe është krejtësisht i panevojshëm kishte vetëm një qëllim, vetëm një qëllim që ti hiqej opozitës Komisioni i Integrimit. Integrimi është një proces kompleks, i gjerë, që përfshin të gjitha fushat dhe natyrisht këta janë vite drite larg plotësimit të kritereve në çdo fushë, dhe këtu ata nuk mund të kishin të ja linin opozitës të thoshte të vërtetat, qoftë Brukselit, qoftë komunitetit ndërkombëtar. Por ne do të bëjmë çdo gjë që, zëri ynë të dëgjohet”, tha Berisha.

Top News – Berisha për çmimin e naftës: ‘Miliarderët e marrin me 60 lekë, fermerët me 220 lekë’
11/04 22:10
Top Channel/ “Pirro, s’po të marr në telefon”, Braçe denoncon rrugën me gropa në Selitë: Nuk…
11/04 22:02
Top Channel/ Rama zbulon raportin e huaj për prokurimet publike, ja si renditet Shqipëria
11/04 22:01
Top News – Bashkëbisedimi i Berishës me qytetarët: Rama nuk heq taksat e naftës!
11/04 21:51
Top News – Turi me PS në Lushnje, Rama: E nisëm për t’ju informuar për punët që kemi bërë
11/04 21:44
Top News- Rama tregon pse e nisi turin në PS, Kryesocialisti: Gënjeshtra e fabrikime kundër Qeverisë
11/04 21:27
Top News – Rama zbulon trurin e bujqësisë, zv.ministri që e këshillon për fermerët
11/04 21:26
Top News – Rama e Balluku, bashkëbisedim me socialistët e Fierit: Llumi i shpifjeve…
11/04 21:07
Top Channel/ Rama zbulon raportin për prokurimet publike: Jemi në standardet mesatare të BE
11/04 20:05
Top Channel/ “Do të vazhdojmë të rrisim pagën minimale”, Rama nga Fieri..Angazhim…
11/04 19:11
Top Channel/ Balluku në Asamblenë e PS-së: Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta
11/04 17:19
Top Channel/ Rama për opozitën: I gënjen mendja se mund të na mundin duke lehur në Bruksel
11/04 17:12
Top Channel/ Rama në Asamblenë e PS-së në Lushnjë: Shqipëria rrit investimet, turizmin dhe pagat
11/04 17:12
Top Channel/ Rama në Asamblenë e PS-së në Lushnje: Bllokimi i rrugës drejt BE, gënjeshtër me…
11/04 16:41
Top Channel/ Pas takimit me fermerët, Rama viziton godinën e re të DPSHTRR të Lushnjës
11/04 15:52
Top Channel/ Rama: Ndryshon skema për fermerët, Kryeministri: Kush shet prodhimin merr 10% pas
11/04 15:22
Top Channel/ Berisha: Bllokohet integrimi, kreu i PD thotë se BE shton kushte. Flet dhe…
11/04 15:18
Top Channel/ A janë bllokuar negociatat? Rama: kush e thotë këtë…
11/04 15:12
Top Channel/ Rama: Shqipëria, vend turistik me potencial të madh në agro-përpunim, ndërsa fondet e..
11/04 15:02
Top Channel/ Ministri i Financave, Malaj: Sillni faturën, fitoni 10% të TVSH-së
11/04 14:41