Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një deklaratë për mediat mesditën e sotme hodhi kritika për kabinetin e ri të qeverisë “Rama 4”, që sipas tij të gjithë ministrat janë me ‘pjesë e karteleve’. E ndërsa i mori me radhë të gjithë emrat e ministrave duke i akuzuar për korrupsion apo lidhje me “eksponentë të krimit”, për ministren virtuale, Diellën ai tha se kjo e fundit do të përdoret që të largohet përgjegjësia nga vjedhjet.