Hapja e 42 kutive të qarkut Dibër nxori zbuluar numëruesit e partive, të cilët kishin tjetërsuar votat e kandidatëve preferencialë të Partisë Demokratike. Rinumerimi i fletëve të votimit faktoi trafikimin e votave brenda llojit, pasi Xhemal Gjunkshit i ishin zhdukur 17 vota, ndërsa Përparim Spahiut i kishin kaluar 49 vota më shumë. Hapja e kutive ngushtoi diferencën me 54 vota mes dy kandidatëve, por nuk ndryshoi renditjen e tyre në listën e hapur.