Numërimi i votës së diasporës tregoi mbështetjen e madhe të Partisë Socialiste edhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Të dielën e 18 majit, u numëruan të fundit votat e emigrantëve në Greqi dhe në total Partia Socialiste grumbulloi 122 mijë e 70 vota, si forcë e parë, pasuar nga Partia Demokratike që mori vetëm 47 mijë e 18 vota.