Në natën e tij të gjashtë Festivali Folklorik Kombëtar Kombëtar, solli në skenë 5 grupe folklorike të diasporës nga Zvicra, SHBA, Anglia dhe Greqia. Bartja e folklorit në kushtet e emigracionit është një sfidë jetike për të gjitha grupet. Rapsodët e Gjenevës që prezantohen për herë të dytë në festival sollën motive kosovare nga 5 krahina sipas përkatësisë së anëtarëve të grupit. Rikthimi i tirqeve tradicionale dhe elementëve të tjerë të veshjes, ishte risi për ta dhe festivalin.