Top Channel/ Diamanti i dytë më i madh në botë/ Është një gur rreth 2 500 karat, u gjend në Botsvana
22/08/2024 22:41

Diamanti i dytë më i madh i gjetur ndonjëherë – një gur rreth 2,492 karatësh – është zbuluar në Botsvana në një minierë në pronësi të firmës kanadeze “Lukara Dajmond”. Është gjetja më e madhe që nga diamanti Kulinan 3,106 karatësh, i gjetur në Afrikën e Jugut në vitin 1905 dhe i prerë në nëntë gurë të veçantë, shumë prej të cilëve janë në Kurorën mbretërore Britanike. Qeveria e Botsvanës tha se ishte diamanti më i madh i zbuluar ndonjëherë në shtetin e Afrikës jugore. Zbulimi i mëparshëm më i madh në Botsvana ishte një gur 1,758 karatësh i gjetur në të njëjtën minierë në vitin 2019. Botsvana është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të diamanteve, duke zënë rreth 20% të prodhimit global. “Ne jemi të entuziazmuar për rikuperimin e këtij diamanti të jashtëzakonshëm 2,492 karat,” tha kreu i kompanisë Lukara Dajmond, Uilliam Lamb. Diamanti u zbulua me përdorimin e teknologjisë me rreze X, një teknikë që përdoret që nga viti 2017 për të identifikuar dhe ruajtur diamantet me vlerë të lartë në mënyrë që të mos thyhen gjatë proceseve të grimcimit.

Top News – Valë shpërthimesh në Lindjen e Mesme. Shtetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane
28/02 21:21
Top News- Vuçiç flet për pasoja, e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999
28/02 21:00
Top Channel/ Përshkallëzohet lufta, Irani i kundërpërgjigjet ashpër Izraelit
28/02 20:18
Top News – Trump telefonatë me Netanyahun, diskutojnë për ecurinë e luftës me Iranin
28/02 19:40
Top News – Clinton dëshmon për Epstein. ‘Nuk kisha dijeni për krimet e tij, s’kam gabuar’
28/02 18:45
Top Channel/ Terror në Dubai! Shpërthime me raketa në Palm Jumeirah, Emiratet në gatishmëri
28/02 18:36
Top News – Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit. Rrezik për tregtinë globale të naftës dhe gazit
28/02 18:24
Top News-Udhëheqësi i Iranit në shënjestër, 7 raketa goditën zyrën e tij/ Mediat: Është vrarë
28/02 16:50
Top Channel/ Rrëzohet një avion me para në Bolivi, vdesin 20 persona. Banorët marrin paratë në tokë
28/02 15:21
Top Channel/ Nga BE e Kosova tek Marine Le Pen, mbështetet sulmi ndaj Iranit: Të fitojë populli!
28/02 15:12
Top Channel/ Rama: Me SHBA dhe Izraelin, reagimi për sulmin ndaj Iranit: Gardën iraniane…
28/02 14:58
Top Channel/ “Dorëzohuni ose vdisni”: SHBA sulmon Iranin, Trump: “Do rrëzojmë diktatorët islamikë”!
28/02 14:57
Top Channel/ Tre vite nga tragjedia hekurudhore! Grekët në protestë, nisin trazirat, 80 të arrestuar
28/02 14:45
Top News – Lufta me Iranin ngre më këmbë Europën. Macron kërkon negociata, Starmer mbledh qeverinë
28/02 14:40
Top News- A do futet në luftë BE? Vjen reagimi i parë: Situata në Iran është e rrezikshme
28/02 14:28
Top News – Eliminohet kreu i Gardës Revolucionare. Sulmet në Iran shënjestrojnë udhëheqësit e lartë
28/02 14:05
Top News – Viktima nga shpërthimet e raketave. Mes të vrarëve edhe fëmijë, u godit një shkollë
28/02 14:04
Top News – ‘Irani kërcënim ekzistencial’. Netanyahu– Bashkë me Trump, do rrëzojmë tiraninë
28/02 13:43
Top News- Lufta ka nisur, Trump: Irani të dorëzojë armët, nuk tërhiqemi
28/02 13:41
Top Channel/ Tramvaji del nga shinat! Milano, një i vdekur dhe 20 të plagosur në qendër të qytetit
28/02 12:28
DIGITALB DIGITALB