Top Channel/ Diamante, Ferrari dhe hotele! SPAK zbulon detajet për grupin kriminal italo-shqiptar
29/05/2024 19:23

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka dhënë detaje të reja në lidhje me goditjen e grupit kriminal italo-shqiptar. Grupi u godit disa ditë më parë pas hetimeve në bashkëpunim me Antimafian italiane. Si pjesë e këtij operacioni janë ushtruar kontrolle në në Tiranë, Vlorë, Durrës dhe Elbasan, si dhe në disa qytete të Italisë. “Në bashkëpunim me Prokurorinë Publike të Firenzes, janë kryer kontrolle në 4 qytete të Shqipërisë dhe 23 kontrolle në disa qytete të Italisë. Është zbuluar një investim prej 13.5 milionë euro në 31 restorante, 2 hotele dhe biznese të tjera të ndryshme. Hetimi po vijon në mbledhjen e provave dhe përgjegjësinë penale të subjekteve nën hetim”, njofton SPAK në platformën “X”. Sipas artikullit të medias italiane, të publikuar disa ditë më parë, janë nëntë të dyshuar të përfshirë në këtë veprimtari, përfshirë ish-portierin e Fiorentinës dhe Napolit, Giuseppe Taglialatela , 55 vjeç, tani përfaqësues ligjor i Ischia Calcio, Alessandro Bigi , 49 vjeç dhe Eluert Kamami 40 vjeç. Tetë restorantet në qendër të Firences që u përdornin për pastrim parash u konstatuan pas një hetimi nga DDA në bashkëpunim me SPAK. Grupi përmes pastrimit të parave riinvestonte në blerjen e ambienteve të tjera. Hetuesit besojnë se grupi ka arritur të blejë 31 restorante nga viti 2012 e deri më sot, shumica në qendër të Firences, dy hotele, biznese të makinave me qira dhe prodhimit të birrës për rreth 13 milionë e gjysmë euro. Për momentin, financuesit besojnë se grupi ka shpenzuar rreth një milion e gjysmë euro cash. Drejtuesit e organizatës kriminale Kamami dhe Bigi sipas hetuesve blenë edhe tre Ferrari, bizhuteri, shufra ari dhe diamante. Ish-portieri duhet të përgjigjet para gjykatës edhe për fatura rreth 80 mijë euro të lëshuara nga klubi i futbollit Ischia për një klub të Napolit.

Top News-Gjykata e Lartë korrigjon Apelin/Pranon rekursin e ish-prokurorit Zarka, dosja rishqyrtohet
15/01 22:11
Top News- “Arresti shtëpiak i tejzgjatur”, Kushtetuesja i jep të drejtë Sali Berishës
15/01 22:10
Top News- Nuk ka kompjuter për Beqajn/ ‘Sterilizimi’, shtyhet gjyqi, ish-ministri akuza SPAK
15/01 20:53
Top Channel/ Vendimi skandaloz! Lirohen autorët e eliminimit të Martin Çeços, i ati në lot: Do i djeg me benzinë!
15/01 19:43
Top News- Rishikim ligjit të arsimit të lartë/ Rama mbledh rektorët, në fokus kërkimi shkencor
15/01 18:54
Top News – Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës. Burg i përjetshëm për të arratisurin Altin Hajri
15/01 17:14
Top News – Skema e hakërimit të SPAK. SPAK e zbulon në dosje, çohen për gjykim tre të akuzuarit
15/01 16:55
Top News-‘Nuk besoj më te drejtësia’. Babai i Martin Çeços: Djalin e vranë se u pa parcelën me drogë
15/01 16:42
Top News – Ukrainasit dezertojnë nga lufta / 200 mijë ushtarë lanë shërbimin, 2 milionë shmangen
15/01 16:41
Top News – Moska e Pekini do pushtojnë Greenlandën!? Rusia akuzon NATO-n: Mit për të krijuar histeri
15/01 16:41
Top News – 200 mijë satelitë në hapësirë / Frikëson Kina, po ndërton një ‘mega-konstelacion’
15/01 16:40
Top Channel/ Bie masivi shkëmbor, bllokohet rruga nacionale Dragash–Shishtavec
15/01 16:12
Top Channel/ Protestë për parkun fotovoltaik, banorët në Kolonjë: Panelet bllokojnë kullotat
15/01 15:22
Top Channel/ Fermerët “i merr lumi”, uji iu shkatërroi serat: Iku gjithçka brenda pak orësh
15/01 15:20
Top Channel/ Kapen 60 kg hashash, arrestohet edhe një 52 vjeçar nga Fushë- Kruja me ldrogë
15/01 15:16
Top Channel/ Shtyhet gjyqi, Altin Ndoci sot do përballej për dosjen “Plumbi i artë”
15/01 15:15
Top Channel/ Ndoci “zbraz” burgun e Durrësit, dërgohen në burgun e Peqinit 33 të burgosur
15/01 15:13
Top Channel/ Sekretet e SPAK, “hakeri” mori dosjet për Ahmetajn, Veliajn, Gjiknurin, Allajbeun
15/01 15:10
Top News – Përplasja për votat në Dibër. GJKKO pushon padinë e Agron Malajt ndaj Xhelal Mziut
15/01 15:09
Top Channel/ Berisha: Ky është kushtrim, të fillojmë betejën për largimin e Ramës nga pushteti
15/01 15:09
DIGITALB DIGITALB