Top Channel/ Dialogu, rruga e vetme! Emisari i Francës për Ballkanin flet për çështjen Kosovë-Serbi
20/11/2024 20:01

Të mërkurën në konferencën e sigurisë në Beograd është diskutuar për pengesat dhe mundësitë e humbura nga procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë që i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, synon normalizimin e marrëdhënieve mes palëve. Publicisti, Veton Surroi tha se për më shumë se një dekadë dialog, kishte tre faza të negocimit, duke nisur me problemet bazë të çështjes së dokumenteve të identifikimit, për të vazhduar me idenë e shkëmbimit të territoreve e deri tani me marrëveshjen e Brukselit që ka krijuar një paqartësi konstruktive. Tani jemi në kulmin e paqartësisë konstruktive dhe po hyjmë në një botë komplet tjetër, në botën gjeopolitike dhe tani është koha të mendohet se cka duhet të bëhet për të zhvilluar këtë nën vështirësitë e reja gjeopolitike. Nga perspektiva serbe, ish-kryenegociatori i Serbisë, Borko Stefanoviq pengesa i sheh udhëheqësit aktual të dy vendeve. Përderisa Kosova, të paktën kështu deklarojnë, dhe Serbia duan të hyjnë në Bashkimin Evropian, nuk do të arrijnë kurrë atje, sepse ne tani kemi dy elita të korruptuara, kemi dy fytyra të zotërve grekë, Vuçiq dhe Kurti që puthen, ndihmojnë njëri-tjetrin dhe po luajnë së bashku me të gjitha operacionet speciale dhe gjithçka që u nevojitet vetëm për të qëndruar në pushtet. Moszbatimi i marrëveshjeve të arritura mes palëve vazhdon të jetë pengesa kryesore u konsiderua nga panelistët në Konferencën e Sigurisë në Beograd. Ka më shumë se 30 marrëveshje që janë arritur shumë më përpara se sa marrëveshja për Asociacionit që nuk janë zbatuar dhe shoqëria kosovare ka thënë se pse ne duhet që të zbatojmë këtë marrëveshje e jo marrëveshjen për energjinë që është shumë larg më marrëveshje praktike që prek faturat tona. Rruga drejt integrimit evropian të Kosovës dhe Serbisë është e kushtëzuar me normalizim të marrëdhënieve fqinjësore.

Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48