Perëndimi nuk po mjaftohet vetëm me thirrje për rikthim në tryezën e dialogut, por po kalon në veprim duke nisur këtë të shtunë në Kosovë e Serbi të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, i shoqëruar nga këshilltarët e lartë të udhëheqësve të Gjermanisë, Francës dhe Italisë dhe i dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar.