Pas takimit të rëndësishëm trepalësh në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe përfaqësuesve të BE-së, pjesëmarrësit fajësuan njëra-tjetrën për mosarritjen e një konsensusi për dialogun mes vendeve në konflikt. Reagimi i fundit u bë nga Albin Kurti, i cili akuzoi të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka mbajtur anën serbe gjatë diskutimit që kanë zhvilluar.