Negociatat mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve nuk mund të vazhdojnë pa ndryshuar asgjë, “nëse nuk duam t’i kalojmë edhe 15 vjet të tjerë duke pritur”, shprehet ish diplomati amerikan Cameron Munter, i cili beson se rikthimi i Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë do të imponojë një ndryshim të strategjisë. Në një intervistër për REL, eksperti u shfaq i bindur se Trumpi kërkon shpejt një marrëveshje.