Dialogu Kosove- Serbi pritet të hyjë në fazën finale, por ende nuk ka qartësi rreth platformës që do ta ndjek qeveria. Takimi i paraparë të mbahet deri më 25 korrik nuk është caktuar ende, pasi pala kosovare dhe ajo serbe nuk po gjejnë pajtueshmëri rreth agjendës. Në një përgjigje me shkrim, Qeveria e Kosovës nuk jep sqarime nëse para kësaj faze, deputetëve të Kuvendit të Kosovës do t’u prezantohet platforma me kornizat mbi të cilat do të zhvillohen bisedimet.