Top Channel/ “Dialog në Kuvend”! E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë takon Ballën e Bardhin
25/11/2025 19:31

Situata e javëve të fundit në parlament, me debate dhe akuza nga opozita për cënim të lirisë për të folur dhe asgjësim të shprehej të pakicës, ka prodhuar një takim mes të ngarkuarës me punë të ambasadës amerikane Nancy VanHorn dhe dy kryetarët e grupeve parlamentare Taulant Balla dhe Gazment Bardhi. Nga komenti i publikuar nga selia diplomatike e Ëashingtonit në Tiranë kuptohet qartësisht kërkesa për të dyja palët. Respektimi i fjalës në kuvendin e Shqipërisë. “E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn zhvilloi sot diskutime frytdhënëse me kryetarët e grupeve parlamentare, duke i angazhuar ata në planet e tyre për të përmbushur pritshmëritë e popullit shqiptar. Ajo theksoi se dialogu konstruktiv dhe liria e fjalës janë shtylla të institucioneve të forta politike. Ambasada e Shteteve të Bashkuara pret të bashkëpunojë me përfaqësues nga i gjithë spektri politik për t’i bërë vendet tona më të sigurta dhe më të begata”, deklaroi Ambasada Amerikane në Tiranë. Taulant Balla thotë se në qendër të bisedës ishte dialogu dhe agjenda legjislative e Kuvendit në kuadër të reformave shumëplanëshe, ku prioritete thelbësore spikasin përmbushja e detyrimeve të Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian brenda këtij mandati. “Vlerësojmë mbi gjithçka rolin udhëheqës të Presidentit Trump dhe përpjekjet e SHBA për paqe dhe siguri kudo në botë. Javën e kaluar nën drejtimin e Kryeministrit Rama Shqipëria shënoi një moment vendimtar në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, me çeljen e grupkapitullit të fundit të negociatave në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE në Bruksel”, shprehet kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Gjatë takimit thotë Taulant Balla diskutuam edhe për zgjerimin e bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kongresit si dhe mbi idenë e një Memorandumi Bashkëpunimi mes dy institucioneve ligjvënëse. Pas këtij takimi reagoi numri një i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi. “Sot, gjatë takimit me të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA, znj. Nancy VanHorn, ndava qëndrimin tonë mbi luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe regresin shqetësues të Shqipërisë në raport me standardet demokratike. Për fat të keq, gjatë këtyre 12 viteve, Shqipëria është drejtuar nga një qeveri partnere e krimit të organizuar dhe e karteleve të drogës”, shprehet Bardhi.

Top Channel/ Berisha: Ulja e akcizës, tallje. Nuk ka integrim në BE për shqiptarët
05/04 19:40
Top Channel/ Takimet e Ramës në njësinë 5, Braçe i revoltuar që nuk mori pjesë: Histori deliri
05/04 19:38
Top Channel/ “Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”, Berisha i përgjigjet Ramës për…
05/04 17:47
Top Channel/ Politika urim për Pashkët, mesazhet nga Begaj, Rama dhe Berisha
05/04 15:08
Top News – Urimet për Pashkën. Begaj, Rama e Berisha mesazhe për besimtarët
05/04 12:55
Top Channel/ Pashkët/ Rama bën urimin me videon e veçantë të krijuar nga Inteligjenca Artificiale
05/04 12:53
Top Channel/ Rama:Je dakord ti që unë të kem klonin tim? Ja si përgjigjet biotikistja në Flasim
05/04 10:57
Top News – ‘Korrupsioni, sëmundje e rëndë e trashëguar. Ne kemi rritur të ardhurat buxhetore’
05/04 10:24
Top News – ‘Fonde për fermerët e rinj’. Rama flet për skemën kombëtare të bujqësisë
05/04 10:24
Top News – Shtrenjtimi i naftës, Rama: Miratuam uljen e akcizës nëse çmimi shkon mbi 220 lekë
05/04 10:24
Top News – Kryeministri Rama prezanton nismën e qeverisë ‘Dyfisho ndërmarrjen tënde’
05/04 10:24
Top News – ‘Bëjnë çmos, të mbulojnë punët me ziftin e dëshpërimit, baltën e urrejtjes’.
05/04 10:23
Top Channel/ ‘Ti je të dhëmbi i qenit’, Rama batuta në Flasim: Unë nuk kam më në dispozicion…
05/04 10:22
Top Channel/ Kryeministri Rama rendit ngjarjet më të rëndësishme të Javës
05/04 10:16
Top Channel/’Ruset janë shumë të bukura’ Rama batuta me studentin shqiptar që ka mbaruar në Moskë
05/04 10:13
Top Channel/ Miratohet Skema Kombëtare e Bujqësisë 2026, Rama: Lehtësim kushtesh dhe …
05/04 09:54
Top Channel/ Rama: Ekonomia jonë është fuqizuar shumë, 1 miliard të ardhura shtesë…
05/04 09:48
Top Channel/ Akciza e naftës, Rama:Do bëjmë të mundur që qytetarët të mos abuzohen, masa drastike…
05/04 09:45
Top Channel/ ‘Dyfisho ndërrmarjen tënde’, Rama: Brenda një muaji do shpallim programin për….
05/04 09:45
Top Channel/ Rama në Flasim: Luftë mizerabël politike, punët e Shqipërisë i mbulojne me…
05/04 09:44