Një nënë 22-vjeçare u procedua penalisht nga policia e Durrësit për dhunë ndaj fëmijëve. E reja nga Peqini u vu nën hetim pas një video të dalë në rrjetet sociale para pak kohësh ku shfaqej duke dhunuar fëmijën e saj të mitur. Sipas policisë, pasi u lokalizua 22-vjeçarja u shoqërua drejt komisariatit ku u mor në pyetje në prani të një psikologeje dhe punonjësve të shërbimit social.