Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha është sulmuar fizikisht nga një person gjatë një tubimi në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit. Përpos Hoxhës, nga sulmi kanë pësuar edhe bashkëshortja e tij dhe e bija e mitur, 14-vjeçare. Policia e Kosovës e ka konfirmuar Hoxha është paraqitur në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dragash për të kërkuar ndihmë mjekësore të premten rreth orës 18:30.