Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në një lokal në Lezhë, ku vëllai dhe nipi i ish-deputetit të PS Arben Ndoka, kanë dhunuar dy kushërinj. Mësohet se të lënduar kanë mbetur Nikolin dhe Gergj Marku, 41 vjeç (kushërinj), ndërsa konflikti ka nisur pasi dyshohet vëllai i ish-deputetit, Gëzim Ndoka, dhe djali i tij Kevin, rreth 20 vjeç, u kanë kërkuar që të ulin zërin.