Ka degjeneruar në dhunë fizike mes lojtarëve ndeshja e kampionatit të moshave U-21 mes Erzenit dhe Partizanit teksa luhej në stadiumin “Tofik Jashari” në Shijak. Në përfundim të ndeshjes që përfundoi me rezultatin 2-2, lojtarët e dy skuadrave kanë nisur të përplasen verbalisht mes tyre dhe më pas janë goditur mes tyre dhe me sende të forta.