Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e të shtunës në Shkodër, ku një 42-vjeçar u dhunua barbarisht nga një grup personash, të cilët më pas i qëlluan me breshëri plumbash edhe makinën. I plagosur mbeti shtetasi Edison Tirana, i cili u transportua në spitalin e Shkodrës, ku po merr trajtim mjekësor. Dyshohet se konflikti mes autorëve dhe të plagosurit ka nisur që në doganën e Hanit të Hotit, për shkak të një konflikti banal.