Federata Shqiptare reagoi ndaj ngjarjes së turpshme të ndodhur në 6 prill në Bosilegrad të Serbisë në sfidën mes Mladost dhe KF Tërnocit. Atë ditë policia serbe ushtroi dhunë fizike ndaj futbollistit Veton Zeqiri, ndërkohe që përdori fyerje e kërcënime për të shkuar më pas e bastisur dhomën e zhveshjes së lojtarëve duke kontrolluar sendet personale të tyre. Qeveria e futbollit në vendin tonë dërgoi një letër zyrtare në drejtim të Federatës Serbe të futbollit duke shprehur shetësimin për të gjithë këtë incident shumë të rëndë