“Mbreti shqiptar i TIK TOK. Personazhi i famshëm në TIK TOK”, pseudonime që u vendosen individëve të cilët kanë miliona shikime në këtë aplikacion, i cili rezulton të jetë më i shkarkuari sidomos nga adoleshentët. Pavarësisht se gjuha e përdorur prej tyre është jo rrallë herë bullizuese, fyese, e ashpër, e deri në veprime në kufijtë e absurdit; fëmijët përballen me to e sipas ekspertëve tërhiqen për t’i kopjuar këto shembuj të shëmtuar që shiten online. Madje edhe gjatë procesit mësimor.