Rastet e dhunës brenda familjes janë tronditëse për opinionin publik, por akoma më e rëndë është për vet përjetuesit, ku në shumicën e rasteve ëhstë nëna ajo që dhunohet nga babai, e fëmijët janë dëshmitar të situatave të tilla. Kur tronditen themelet e mjedisit familjar, pasojat që lë dhuna janë shumë të rënda e tek fëmijët ka efekte që janë të vazhdueshme edhe kur ata bëhen të rritur.