Dhuna në rrjete sociale është shtuar, e si rrjedhojë janë rritur edhe rastet e denoncimit të këtij fenomeni. Më të shënjëstruarat janë gratë dhe vajzat në internet, të cilat raportojnë se gjuha e urrejtjes, përndjekja virtuale, kërcënimet i kanë hasur më së shumti në platformën Instagram, më pas në tik tok dhe e ndjekur nga Facebook.