Gjatë ndeshjes e cila u zhvillua dje në stadiumin Elbasan Arena janë arrestuar Erald Vata dhe Eraldo Dushku pasi kanë dëmtuar stolat e stadiumit dhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë. Dy të rinjtë në bashkëpunim me persona të tjerë, në përfundim të ndeshjes Partizani-Tirana, kanë shkatërruar një pjesë të stolave të stadiumit dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.