Paraditen e së hënës u bë i ditur lajmi se Gjykata e Pejës ka dënuar dhunuesin seksual të një 15 vjeçareje, me vetëm 8 muaj burgim, për veprën e kryer me 2012. Mbrëmjen e po kësaj dite, në një market të Prishtinës, një burrë ushtroi dhunë fizike ndaj një gruaje, sipas pamjeve për shkak të zënien së rrugës në market. Shqiptimi i dënimeve të ulëta nga gjykatat po vlerësohet nga shoqëria civile, si shkaktari kryesore për rritjen e rasteve të dhunës.