1 në 2 gra në Shqipëri raportohet të ketë përjetuar një formë të dhunës. Por për të identifikuar rastet e dhunës me bazë gjinore, kërkohet që mjekët dhe infermierët në qendrat shëndetësore të identifikojnë dhe të raportojnë rastet e dhunës. Kjo është përcaktuar edhe në projektligjin e ri për barazinë gjinore, i cili përafrohet me legjislacionin e vendeve europiane. “Duhet të kemi një protokoll për identifikimin dhe raportimin e dhunës. Bluzat e bardha duhet të mbajnë përgjegjësi për të referuar rastet”, shprehet Mirela Arqimandriti.