Zëvendëskryeministrja, njëherazi Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi punimet për ndërtimin e rrjetit të furnizimit me ujë të zonave bregdetare, Draleos, Drimadhes dhe Dhërmi. Sipas saj kjo vepër do t’i shërbejë 65 mijë turistëve njëkohësisht dhe mbi 5 mijë banorëve vendas dhe punonjësve të shërbimit, duke i garantuar ujë pa ndërprerje