Në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit në anën malazeze, shumë automjete po i drejtohen Shqipërisë. Por, nga kjo e hënë, të gjithë shtetasit e huaj dhe shqiptarët nuk lejohen të futen në vendin tonë pa patur me vete një përgjigje negative të tamponit në 24 orët e fundit, pasaportën e vaksinimit apo vërtetim nga mjeku se gjatë muajve të fundit ka kaluar infektimin me koronaviorus. Disa të rinj nga Ukraina, të cilët do të kalonin tranzit për nga Shqipëria nuk u lejuan të kalonin për shkak se nuk plotësonin asnjë nga kriteret e përcaktuara