Një 18-vjeçar ka alarmuar banorët e një kompleksi banimi në plazhin e Golemit, duke përhapur panik se gjoja një tërmet i fuqishëm do të binte dhe të gjithë duhet të dilnin nga apartamentet. Shumë prej banorëve, një pjesë e të cilëve kanë banesa verore në kompleks, kanë dalë jashtë të tmerruar, ndërsa gjithçka ka rezultuar një shaka e shëmtuar.