Në qytetin e Lezhës, Shëngjit dhe lagunën Kune-Vain ka vijuar zbatimi i planit të dezinsektimit për vitin 2025, në kuadër të marrëveshjes së Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor me Institutin e Shëndetit Publik. Grupet e punës së shërbimit epidemiologjik dhe shëndetit mjedisor janë çdo ditë në terren për të monitoruar dhe ndërhyrë në zonat me prani të lartë mushkonjash.