Konflikti mes Iranit dhe Izraelit e SHBA po shoqërohet me disinformim. Ndërsa luftimet zhvillohen në terren, një tjetër betejë po ndodh në hapësirën digjitale. Përhapja me shpejtësi e informacioneve dhe pamjeve të pasakta. “Ka një parim në gazetarinë e luftës që dëshmori i parë i luftës është informacioni. Informacioni është bërë pjesë e teknologjisë ushtarake për të mundur kundërshtarin. Në këtë filozofi janë shtuar shumë aktorët që luajnë me emocionet e palëve të përfshira ose të interesuara në konflikt”.