Një raport i ekspertes britanike, Olivia Griffiths në vitin 2019 , “Disinformimi anti-NATO në Ballkanin Perëndimor” tregonte se si Rusia mundohej të përhapte lajme të rreme dhe shtrirë influencën e saj në Shqipëri kryesisht përmes portaleve online. Pesë vite më pas teksa dizinfomimi është problem jo vetëm rajonal, shumica socialiste ka depozituar propozimin për ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar, për të mbikëqyrur dhe luftuar dezinformimin dhe format e tjera, të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike në Shqipëri.