Autoritetet greke kanë mundur të zbardhin një seri përdhunimesh të kryera gjatë muajve të fundit në kryeqytetin e vendit Athinë. Sipas policisë greke, është identifikuar prej kamerave të sigurisë se autori serial i përdhunimeve është një shtetas shqiptar rreth 45 vjeç. Mësohet se ai ka kryer të paktën 3 përdhunime, dhe një seri prej disa tentativash përdhunimi.