Top Channel/ Detajet tronditëse nga atentati në Tiranë, autorët ngatërruan shënjestër
18/04/2025 19:44

Gjendja shëndetësore e 11-vjeçarit që mbeti i plagosur një natë më parë në Tiranë bashkë me të vëllanë dhe 2 persona të tjerë, mbetet kritike. Të dy vëllezërit priten të transportohen me avion sanitar në spitalin “Bambin Xhezu” në Romë për një trajtim mjekësor më të specializuar. Ekipi mjekësor i spitalit të Traumës ka ndërhyrë duke mbajtur në parametra të qëndrueshëm të miturin, i cili në vend që të fikte qirinjtë për të festuar 11 vjetorin, u qëllua pa mëshirë ndonëse nuk kishte aspak lidhje me hakmarrjen që kërkonin autorët e kësaj ngjarje. Hetuesit kanë dyshime të forta se autorët kanë ngatërruar shënjestër dhe se personi që kanë dashur të vrasin lidhet me familjen e Roan Brahimit. Ky atentat ka ndodhur një orë pasi ndodhi atentati në Lezhë ku u vra babai i tij. Gruaja e tij në Shqipëri jeton në një vilë, në të njëjtën rezidencë ku jetojnë edhe dy të miturit. Si të mos mjaftonte kjo gruaja e Brahimit, lëviz me një makinë ‘G Class’, të njëjtë si ajo me të cilën po udhëtonin 4 të rinjtë dhe se targat ndryshonin vetëm nga një germë. Gruaja e Roan Brahimit ka deklaruar para hetuesve të policisë se nuk e ka idenë se kush mund të jenë autorët që ekzekutuan vjehrrin e saj në Lezhë apo në lidhje me plagosjen e 4 personave në Lundër. Ajo ka deklaruar se nuk ka probleme me njerëz të tjerë, por nuk ka përjashtuar konfliktet që ka pasur bashkëshorti i saj. Ajo ka thënë se gjatë kohës së atentatit ka qenë në Tiranë dhe jo në Lezhë, çka dyshohet se atentatorët kanë pasur informacion për këtë. Me një historik të gjatë krimesh dhe vrasjesh hetuesit janë shpërndarë në pista se kush mund të ketë dashur të vrasë babanë dhe gruan e Roan Brahimit një vit pasi e ekzekutuan të riun në Greqi.

Top Channel/ Peleshi dhe opozita në Bundestag, mazhoranca dhe opozita “përplasen” në Gjermani
20/03 15:25
Top Channel/ “Çfarë rezultatesh ke si ministrja më afatgjatë e Ramës”? Ja si përgjigjet Kumbaro
19/03 15:39
Top Channel/ Ministri Demo: Komisioni për Territorialen vijon punën, reforma do të hartohet
19/03 15:33
Top Channel/ Stërvitjet serbe pranë kufirit me Kosovën, ministri i Mbrojtjes: Shqipëria garanton…
19/03 15:29
Top Channel/Projektligji i PD për zbritjen me 45 lekë të naftës, ministri Karakaçi rrëzon propozimin
19/03 15:28
Top Channel/ Nis lufta politike për naftën! PD ligj për heqjen e taksave. Qeveria refuzon
19/03 15:04
Top Channel/ Berisha në takimin e PPE, flet kundër Ramës dhe për mbështetje në rritje për opozitën
19/03 12:16
Top Channel/ PD tregon si ulet çmimi i naftës, paraqet propozim për ndryshimin e taksave
19/03 12:10
Top Channel/ Peleshi në Gjermani, PD ankohet/ Vizita në Bundestag, debat për delegacionin
19/03 12:06
Top Channel/ Berisha thirrje qytetarëve: Më 22 mars të ngremë zërin, sytë e partnerëve janë te ne
19/03 11:01
Top Channel/ Meta-Kryemadhi shkojnë në gjykim, Meta nga burgu flet për “drejtësi me regji”
18/03 15:09
Top Channel/ BE na pranon, por ende jo anëtarët! Fjalën e fundit e kanë shtetet anëtare
18/03 15:07
Top Channel/ Çmimi i naftës, Rama mbledh furnizuesit: Nuk rikthehet bordi i karburanteve
18/03 15:05
Top Channel/ Rama tregon ku do shkojnë lekët që do mblidhen nga rritja e çmimit të naftës
18/03 14:46
Top Channel/ “Kemi krijuar AlbTrace në bashkëpunim me Emiratet”, Rama: Gjurmon produktet e akcizës
18/03 14:34
Top Channel/ “Situata po shihet në disa plane”, Malaj: Bordi i Transparencës ngrihet nëse…
18/03 14:34
Top Channel/ “Bllokimi i Hormuzit nuk na ndikon direkt”, Karakaçi: Gati pr.ligji i rezervës
18/03 14:23
Top Channel/ Ne kemi naftën tonë, pse duhet të rritet çmimi? Ja si përgjigjet Rama
18/03 14:22
Top Channel/ Kërkesa për kthimin te qytetarët të TVSH, Rama: Do përfitojnë vetëm pensionistët
18/03 14:11
Top Channel/ “Nuk jemi në kushte të krijimit të bordit për naftën”, Ibrahimaj: Po monitorojmë
18/03 14:10
DIGITALB DIGITALB