Top Channel/ Detaje tronditëse, e pranon bashkëshorti i Gisele: E përdhunova në një pikë karburanti
25/10/2024 22:47

Të tjera detaje tronditëse janë zbardhur nga përdhunimi i Gisèle Pelicot nga burri i saj 71-vjeçar në Francë. Së fundmi Dominique Pelicot ka pranuar se ka përdhunuar bashkëshorten e tij në një pikë karburanti në mes të autostradës pasi e kishte droguar. Ai tha se ngjarja ndodhi pasi po ktheheshin nga pushimet, ndërsa shtoi se kjo ishte “fantazia” e tij. Pelicot, i cili akuzohet se i kishte vënë pilula gjumi në vaktet e gruas së tij dhe më pas ftoi dhjetëra burra që takoi në një faqe interneti për ta përdhunuar ndërsa ai filmonte veten, ka treguar se si e përdhunoi dikur në një pikë karburanti teksa po ktheheshin me makinë nga Ile de Re, në bregun e Atlantikut. “Ishte një fantazi e imja. Ne po ktheheshim nga Ile de Re dhe unë ndalova në një pikë karburanti dhe e përdhunova. Askush nuk na pa”, tha ndër të tjera 71-vjeçari. Nga ana e tjrtër, avokati i Giselle Pélicot, Stéphane Barbonet, i tha gjykatës së Avignon se i pandehuri e kishte çuar atë atje për t’ua “ofruar” shoferëve të kamionëve, por 71-vjeçari këmbëngul se “askush tjetër nuk ishte i përfshirë” në aktin e shëmtuar. Rasti i 72-vjeçares, e cili u sulmua vazhdimisht pa ndjenja, tronditi botën. Bashkëshorti i saj, Dominique, 71 vjeç, i cili e ka pranuar fajin, po gjykohet së bashku me 50 burra të tjerë të akuzuar për përdhunimin e saj. Gisèle Pélicot është vlerësuar gjerësisht për guximin e saj duke thënë se gjyqi duhet të mbahet publikisht dhe jo me dyer të mbyllura. Burrat që dyshohet se e përdhunuan ishin të moshës midis 26 dhe 73 vjeç kur u arrestuan dhe mes tyre ishte një këshilltar lokal, një gazetar, një ish-oficer policie, një roje burgu, një ushtar, një zjarrfikës dhe një nëpunës civil. Shumë ishin fqinjët e çiftit në qytetin e vogël Mazan, në Francën jugore.

Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02
Top News – Dënim me vdekje për spiunët. Irani merr masa ekstreme, ashpërson ligjet
31/03 11:52
Top News – ‘Lufta’ mbërrin te xhepat e amerikanëve. Shtrenjtime i karburanteve, Trump nën presion
31/03 11:19
Top Channel/ Sulme në Iran dhe flakë në Dubai, goditen objektiva ushtarake në Isfahan
31/03 11:19
Top Channel/ Gjermania kërkon kthimin e sirianëve, Merz dhe al-Sharaa dakord për refugjatët
31/03 11:17
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje/ Ligji për “terroristët” ndez debate
31/03 11:13
Top Channel/ Tregjet luhaten nga lufta me Iranin/ Bursat bien, nafta mbi 100 dollarë
31/03 11:13
Top News – Ndërmjetësi mund të hyjë në luftë. Pse Pakistani rrezikon që të përfshihet në konflikt
31/03 11:12
Top News – Me luftë, ose jo! SHBA paralajmëron Iranin: Hormuzin do ta hapim
31/03 10:42
Top News – BE dënon ashpër Izraelin. Ligji me vdekje për palestinezët, diskriminues
31/03 10:31
Top News – Izraeli miraton ligjin radikal. Dënim me vdekje për palestinezët
31/03 10:15
Top Channel/ Trump: Sulmojmë centralet e Iranit, nëse s’ka marrëveshje
30/03 23:01
Top News- Gjermania largon emigrantët, Merz: Do të kthehen në shtëpi brenda 3 viteve
30/03 23:00
Top Channel/ Tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Rubio paralajmëron Iranin: Nuk do e kontrolloni
30/03 23:00
Top News- Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa, SHBA gati për sulm/ Kush janë objektivat
30/03 22:50
Top News- Zelensky “plas bombën”: Aleatët po na kërkojnë të zvogëlojmë sulmet ndaj Rusisë
30/03 22:49