Mes dhimbjes për humbjen e njeriut të dashur, familja e Liridona Ademajt po mendon edhe shpagimin. Mediat në Kosovë citojnë vëllain e saj të pohojë se do ta zhvarrosin trupin e 30 vjecares, e cila u vendos një ditë më parë të prehej në varrezat e familjes së bashkëshortit të saj, Naim Murseli, i cili është ndaluar nga policia e Kosovës nën dyshimin se pikërisht ai e kishte porositur vrasjen e saj.