Top Channel/ Detaje rrëqethëse, studenti shqiptar u godit me thiké teksa mbronte vëllanë
20/10/2025 21:59

Hetimet e autoriteteve italiane zbardhin detaje nga vrasja me thikë e studentit 23-vjeçar shqiptar, Hekuran Cumani, në parkingun e Departamentit të Matematikës dhe Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Perugia. Sipas dëshmive paraprake, i riu shqiptar u përpoq të mbronte vëllain e tij më të vogël gjatë një përleshjeje mes dy grupe të rinjsh dhe u qëllua me thikë, duke ndërruar jetë në vend. Vëllai i Hekuranit, i cili gjithashtu u plagos, ka deklaruar se nuk pa se kush e goditi vëllain e tij, dhe e njëjta gjë u pohua edhe nga të rinjtë e tjerë të pranishëm. Hetuesit dyshojnë për një heshtje të qëllimshme nga dëshmitarët, pasi versionet e ngjarjes janë të paqarta dhe shpesh kontradiktore. Mësohet se përleshja ndodhi pas një nate në klub, ku dy grupe të rinjsh u konfliktuan për arsye ende të paqarta. Disa persona janë vënë nën hetim, përfshirë një 18-vjeçar me origjinë marokene, që jeton në Ponte San Giovanni, i cili akuzohet për kërcënime të rënda dhe mbajtje të mjetit të ftohtë – një thikë kuzhine që u soll në vendngjarje nga e dashura e tij, e cila gjithashtu është nën hetim. Një tjetër i ri me origjinë tuniziane po përballet me të njëjtat akuza. Ndërkohë, një roje sigurie, në klubin ku ishin të rinjtë, është akuzuar për plagosje, pasi dyshohet se, në përpjekje për të ndarë dy grupet, ka lënduar aksidentalisht vëllain e viktimës. Ai ka pranuar incidentin dhe ka pohuar se kishte çarmatosur një të ri që mbante thikë, e cila më pas u hodh në një makinë. Policia ka sekuestruar telefonat e të dyshuarve, dhe vijojnë hetimet për të zbardhur detaje të tjera mbi ngjarjen e rëndë.

Top News – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mirëpret linjat e reja drejt Liverpool dhe Dublin
04/04 15:32
Top Channel/ Zgjatet hetimi i vrasjes së Kalasë, prokuroria kërkon 3 muaj më shumë kohë për dosjen
04/04 15:23
Top News – ‘Asnjë incident te Njësia 7’. Braçe tregon se çfarë ndodhi në takimin e Ramës
04/04 14:18
Top News – Me pistoletë me vete e makinë pa targa, kapet ‘gangsteri’ në Laç
04/04 13:58
Top News – Mesazhi në Instagram i kushtoi jetën e babait/ Detaje nga sherri në Vlorë
04/04 13:30
Top News – Vigjilja e Pashkës Katolike. Imzot Dodaj: Shqipëria ka nevojë për ndershmëri
04/04 13:29
Top Channel/ Thirrje për paqe në Pashkë, Arqipeshkvi i Shkodrës: Paqja nis nga familja dhe shoqëria
04/04 13:25
Top Channel/ ‘Të bëhemi ndërtues të paqes’/ Arqipeshkvi Giovani Peragine mesazh për Pashkën
04/04 13:23
Top News- Vigjilia e Pashkës Katolike, arqipeshkvi Giovani Peragine mesash për besimtarët
04/04 13:23
Top News- AKU bllokon 4 ton produkte bimore/ Gjobitet subjekti tregtar, u kap në shkelje
04/04 12:54
Top News- “Audi SQ8” dhe “BMW” me vlerë 120 000 euro, kapen në Tiranë, ishin vjedhur
04/04 12:49
Top Channel/ E rrahën pas sherrit online! Vlorë, 63-vjeçari shkoi për sqarim
04/04 12:40
Top Channel/ Ligji për kujdesin alternativ, Ministrja Sala: Fëmijët pa prindër do rriten në familje
04/04 12:26
Top Channel/ Mesazh politik në urimin e Pashkëve, Arjan Dodaj: Ndërgjegje reaguese ndaj korrupsionit
04/04 12:20
Top Channel/ Vidhnin makina jashtë shtetit dhe i trafikonin në Shqipëri, nën hetim 2 persona
04/04 10:40
Top Channel/ Vigjilja e Pashkës, qindra besimtarë mbushin Tiranën për Udhën e Kryqit
03/04 23:19
Top Channel/ ‘Shpërthen’ Berisha: Nafta, më e shtrenjta në botë! Gati ligji në Kuvend
03/04 22:30
Top News- Dy të plagosur me thikë në Shkodër/ Konflikt mes adoleshentëve në qendër të qytetit
03/04 22:14
Top News- Sherr në Vlorë, humb jetën 63-vjeçari/ Konflikt mes disa personave, identifikohen autorët
03/04 22:09
Top News- E rëndë në Durrës, humb jetën 17-vjeçari në ambientet e shkollës
03/04 21:59