Një person mbeti i plagosur këtë mesditë në zonën e Tales, në një nga lokalet e zonës. Dyshohet se konflikti mes dy personave ka qenë për motive xhelozie, ku sipas gazetares Brixhilda Deda, autori Leonard Lucaj u ul në lokal, së bashku me partneren e tij, të cilën dyshohet se i riu 27-vjeçar Alfred Marku e ngacmoi. Mes dy djemve nisi një konflikt verbal, por më pas, autori nxori armën e zjarrit, plagosi të riun dhe së bashku me shoqëruesen u larguan nga lokali.