Kuvendi Kosovës ka dështuar të konstituohet për herën e 32-të me radhë. Këtë të dielë, ndryshimi i vetëm nga seancat konstituive të nisura më 15 prill më parë ishte numri i deputetëve pjesëmarrës. Pas dy muajsh dhe në kohën e pushimeve të verës vetëm 75 deputetë të zgjedhur nga 120 sa ka parlamenti morën pjesë në seancën e 15 qershorit. Lidhja Demokratike e Kosovës e cilëson si mungesë të interesit të Lëvizjes Vetëvendosje për pjesëmarrje.