Kryefjala e fundjavës së shkuar dhe kësaj fillim jave ka qenë dalja në ankand e 66% të aksioneve të klubit të futbollit Tirana, të cilat janë nën pronësinë e presidentit aktual Refik Halili. Një gjyq për çështje pronësie, pa lidhje me biznesin e futbollit, ka sjellë seksuestrimin e këtyre aksioneve që dolën në shitje në javën e shkuar me vleren prej rreth 1.6 milion eurove. Afati i fundit ishte kjo e hënë ku palët që u paraqitën në ankand ishin vetëm, kreditore dhe debitorët duke e çuar në dështim këtë proçes. Përmbaruesi Baftjar Nela për Top Channel çfarë ndodhi.