Edhe në përpjekjen e 24-të ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Për të 16-ën herë me radhë nuk pati kuorum vendimmarrje për formimin e komisionit zgjedhor për votimin e fshehtë. Seanca u ndërpre për të vazhduar më dy qershor. Partitë që deri tani kanë qenë në opozitë kërkojnë që Lëvizja Vetëvendosje të heqë dorë nga përpjekja për votimin e fshehtë.